image Arrestohet një 50-vjeçar për dhunë në familje, në shtëpi i gjendet një kallash dhe fishekë

Siguri

Arrestohet një 50-vjeçar për dhunë në familje, në shtëpi i gjendet një kallash dhe fishekë

news image

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi që i njëjti është akuzuar për veprën penale “dhunë në familje” dhe “armë mbajtje pa leje”.

Sipas policisë i dyshuari B.L, 50-vjeçar gjatë intervistimit të tij është zbuluar se posedon një armë zjarri në shtëpinë e tij.

“Policia ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe si provë materiale kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 19 fishekë të kalibrit 7,62x39mm”, thuhet në raportin e policisë.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa me datën 30.01.2022 është dërguar në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Mitrovicë-Dega Skenderaj, ku i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. /GazetaSinjali/