image Arrestohet një 40-vjeçar në Shtërpcë, Policia i konfiskon armë zjarri e municion

Siguri

Arrestohet një 40-vjeçar në Shtërpcë, Policia i konfiskon armë zjarri e municion

news image

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se sot rreth orës 09:30 është arrestuar një 40-vjeçar në Shtërpcë, pasi u krye kontroll në dy objekte në Brezovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia, gjithashtu ka njoftuar, se të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar: 2 pushkë automatike A-47, pushkë gjysmë automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari, me inicialet O.H. pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij, është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/