image Arrestohet një 40-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se rrahu tre të mitur

Siguri

Arrestohet një 40-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se rrahu tre të mitur

news image

Një person është arrestuar pasditen e së shtunës në fshatin Dremjak të Ferizajt pasi dyshohet se i ka rrahur tre të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se kishte hasur tre adoleshentë që po shëtisnin me biçikletë, të cilët kishin lëndime trupore të shkaktuara nga i dyshuari. Viktimat ishin të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç.

Sipas Policisë, 40-vjeçari kishte ikur nga vendi i ngjarjes por më vonë është arrestuar.

Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit, policia i ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator me 13 fishekë dhe një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor ” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

/GazetaSinjali/