image Arrestohet një 37-vjeçar pasi kërcënoi gruan e tij në Shtime

Siguri

Arrestohet një 37-vjeçar pasi kërcënoi gruan e tij në Shtime

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është pranuar një informacion se një person është kanosur në fshatin Davidovc të Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.K (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet B.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare .

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/