image Arrestohet një 35-vjeçar në Ferizaj, i konfiskohet një armë zjarri

Siguri

Arrestohet një 35-vjeçar në Ferizaj, i konfiskohet një armë zjarri

news image

Një person me inicialet E.B., 35-vjeçar është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit, në 00:30, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  ka njoftuar se rasti ka ndodhur derisa policia ishte në një pikë kontrolle, afër pikës së një karburanti, ku ka ndaluar për kontroll një automjet të udhëtarëve me targa vendore, shoferin dhe dy pasagjerë.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave,  njërit pasagjer me inicialet E.B., 35 vjeçar, iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 fishek. Në lidhje me këtë, policia të tre personat i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka iniciuar rastin “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’ dhe është duke vazhduar procedurat hetimore lidhur me rastin. /GazetaSinjali/