image Arrestohet një 34-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një fëmijë

Siguri

Arrestohet një 34-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një fëmijë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 14:00 një 34-vjeçar me iniciale S.G., të dyshuar për veprën penale “sulm seksual”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i arrestuari dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një fëmijë.

“Arrestimi i të dyshuarit; -S. G, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 25.03.2021. Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij”, tha ajo.

Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, Ahmeti tha se policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin.

Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme./Gazeta Sinjali/