Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një 30-vjeçar sot në Prishtinë. Ai dyshohet për disa raste të grabitjeve të armatosura gjatë këtij viti.
I dyshuari L.S. ka qenë i përfshirë në tri raste të grabitjeve të armatosura dhe tentim grabitje në lagjen Emshir dhe Lakrishte.
Policia ka njoftuar se pas arrestimit të të dyshuarit, është kryer edhe kontroll në vendbanimit të tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 14 fishekë dhe gjëra tjera që mund të shërbejnë si prova.
Ndaj tij, me aktvendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh derisa hetimet po vazhdojnë.