image Arrestohet një 30-vjeçar në Ferizaj, lëndoi rëndë një person dy ditë më parë

Siguri

Arrestohet një 30-vjeçar në Ferizaj, lëndoi rëndë një person dy ditë më parë

news image

Një 30-vjeçar me inicialet L.B. është arrestuar sot rreth orës 16:10 në Ferizaj pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Si ka ndodhur ngjarja?

Policia ka njoftuar se L.B. dyshohet se të martën me datë 26 tetor rreth orës 22:30 pas një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër.

Sipas policisë i dyshuari këto lëndime i kishte bërë me një mjet të fortë dhe më pas ishte larguar në një drejtim të panjohur.

Kurse, viktima fillimisht ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, kurse më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku ende po merr trajtim.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas dy ditësh, sot, në Ferizaj.

Ndërkaq me vendim të Prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/