Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kaçanik një 28-vjeçar me inicialet A.P. i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, me dënim burgimi prej 6 muajve.
Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit