Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të grabitjes në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, ku një person dyshohet se mbrëmë ia ka vjedhur nga qafa varësen e arit një gruaje.
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në prangat e policisë si i dyshuar për këtë rast ka rënë sot një 27-vjeçar me inicialet F.A.
Sipas komunikatës së policisë së këtij rajoni, 27-vjeçari ia kishte grabitur me forcë një varëse ari një gruas dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/