Një 18-vjeçar me iniciale E.G., është arrestuar sot në lagjen “Tophane” në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer nëntë raste të veprës penale “vjedhje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u arrestua nga zyrtarët policorë të cilët ishin me rroba civile.
Ndërkaq, këto vjedhje dyshohet se janë kryer në disa vende të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
“Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve në ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: – E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
18-vjeçari i arrestuar është dërguar në mbajtje, derisa policia po vazhdon hetimet për zbardhjet e 9 rasteve të vjedhjeve, në të cilat dyshohet se është përfshirë ai./Gazeta Sinjali/