image Arrestohet nga Policia kapiteni i Manchester United, Harry Maguire

Futboll

Arrestohet nga Policia kapiteni i Manchester United, Harry Maguire

news image

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire sot është përfshirë në telashe me autoritetet e sigurisë në Greqi. 

Anglezi është arrestuar nga Policia në ishullin grek të Mykonos, transmeton Sinjali Sportiv.

Shkak për prangosjen e 27-vjeçarit, sipas raportimeve të fundit, është bërë një përleshje që ai e kishte pasur me disa pushues të tjerë britanikë në këtë vend.

Menjëherë pas kësaj përleshjeje ka ndërhyrë Policia që e ka arrestuar Maguire.

Kapiteni i United më pas është marrë në pyetje nga autoritetet. /Sinjali Sportiv