Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë. Ai e kishte publikuar ofertën e tij për shitjen e votës në një web-faqe, njofton Policia, shkruan Gazeta Sinjali.
Prishtinasi dyshohet për dhënie ose marrje të ryshfetit për ta dhënë votën e tij në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është lirguar, ndërkaq rasti është lënë në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/