image Arrestohet në Junik i dënuari me burgim

Kosovë

Arrestohet në Junik i dënuari me burgim

news image

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, M.Z 39 vjeçar, është arrestuar sot në Junik, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i njëjti është i dënuar me një  vit e gjashtë muaj burgim.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, është dërguar në vuajtje të dënimit në QK Dubravë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Gazeta Sinjali/