image Arrestohet në Drenas personi që dyshohej se jepte para me kamatë

Kosovë

Fajde/ Arrestohet në Drenas personi që dyshohej se jepte para me kamatë

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës nën dyshimin për dhënie të parave me fajde, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka bërë presion ndaj personit që parat t’ia kthejë me kamatë.

Më tutje në njoftim, thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, është konfiskuar një armë rekreative dhe 20 copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti i kishte dhënë viktimës mashkull K-Shqiptar një shumë të hollave me fajde duke i bërë presion se kamata. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative, 20 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./GazetaSinjali/.