image Arrestohet në Deçan një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Gjakovë

Siguri

Arrestohet në Deçan një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës sot ka arritur ta vë në pranga një person të kërkuar, ndaj të cilit kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

I dyshuari është kapur nga njësia policore e stacionit policor në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda stacionit kanë bërë të ditur se personi që po kërkohej është i dënuar me 100 ditë burgim për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Të njëjtat burime njoftuan se personi i kërkuar u ndalua në një pikë kontrolli ku po patrullonte policia dhe u dërgua në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Smrekonicë.

/GazetaSinjali/