image Arrestohet në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën dy elektroshok në valixhe

Siguri

Arrestohet në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën dy elektroshok në valixhe

news image

Një person, shtetas i huaj, është arrestuar dje në aeroportin e Prishtinës, pasi i janë gjetur dy elektroshok në valixhe.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30, kurse në polici po hetohet si “Armëmbajtje pa leje”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/