image Arrestohet kryesuesi i bordit të drejtorëve të “Trafikut Urban – Prishtinë”

Kosovë

Drejtësi/ Arrestohet kryesuesi i bordit të drejtorëve të “Trafikut Urban – Prishtinë”

news image

Është arrestuar kryesuesi i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Trafiku Urban Prishtinë”, Ruhan Beha, 37 vjeç,  i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim të  ndikimit”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimi të policisë ai kishte ushtruar ndikim tek punonjësit e tjerë që të bëjnë pranimin e një kandidates në një konkurs punësimi në këtë ndërmarrje.

 “I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tij u bë gjatë ditës së sotme, pas hetimeve paraprake të hetuesve policorë për përfshirje në veprat e lartcekura. /Gazeta Sinjali/