Një burrë ka humbur jetën në rrugët e lokalitetit Bière mbrëmjen e së dielës.
Vdekja ka ndodhur pas një sherri gjatë të cilit është goditur për vdekje me thikë, njofton Policia e Kantonit Vaud.
Burri ishte i shtrirë pa ndjenja dhe kishte humbur shumë gjak – shpëtimtarët nuk ishin në gjendje ta ringjallin atë, shkruan 20minutes.ch. Viktima është një kosovar 28-vjeçar, pa vendbanim në Zvicër.
Menjëherë është arrestuar një person, një 55-vjeçar, po ashtu kosovar, me të cilin viktima kishte pasur sherr pak më parë.
Elementet e para të mbledhura tregojnë se dy personat në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin, specifikon xhandarmëria. Është hapur një hetim.