image Arrestohet inspektori i ATK-së, mori 7 mijë euro ryshfet

Kosovë

Siguri/ Arrestohet inspektori i ATK-së, mori 7 mijë euro ryshfet

news image

Dy persona zyrtar janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe dhënie të ryshfetit.

Njëri prej të arrestuarve është inspektor tatimor i ATK-së dhe dyshohet se ka marrë ryshfet prej një pronari të një agjensioni turistik, me vlerë 7 mijë euro.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/