image Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri

Shqipëri

Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri

news image

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është vënë në pranga këtë të martë pas urdhrit të lëshuar nga SPAK. Ai akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Koka, ka qenë deputet i LSI, u shkëput nga kjo parti kur dorëzoi mandatet dhe iu bashkua Partisë Socialiste. Ish-ministri akuzohet nga opozita si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në kallëzimin e LSI për inceneratorin e Fierit, thuhet se Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, kanë kryer dy vepra penale atë të “Shkeljes së barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorimin e Detyrës”, shkruan A2news.

Sipas LSI-së, në këtë tender ka pasur kufizim të konkurrencës, ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori, si dhe  tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit.

Më 1 shtator, 9 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Koka njoftoi dorëzimin e mandatit të fituar në radhët e Partisë Socialiste. /GazetaSinjali/