image Arrestohet i kërkuari për posedim të narkotikëve në Vushtrri

Siguri

Arrestohet i kërkuari për posedim të narkotikëve në Vushtrri

news image

Policia në Vushtrri ka arrestuar një 25-vjeçar, për të cilin gjykata kishte lëshuar urdhëresës për veprën penale “Posedim i narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, personi në fjalë është arrestuar mbrëmë, në Vushtrri.

“Rreth orës  20:00,  në Vushtrri është ndaluar i dyshuari L.A., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr.142/2021, për veprën penale “Posedim i narkotikëve”, njofton policia.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit. /GazetaSinjali/