image Arrestohet i dyshuari që u prezantua rrejshëm si polic dhe me kallashnikov ndaloi një veturë

Siguri

Arrestohet i dyshuari që u prezantua rrejshëm si polic dhe me kallashnikov ndaloi një veturë

news image

Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit, të cilët më 15 janar të këtij viti, u prezantuan rrejshëm si zyrtarë policorë në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se njëri nga dy të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka raportuar më 16 janar të këtij viti një person është ankuar se është ndalur padrejtësisht nga një person tjetër, i cili ka pretenduar se është zyrtar policor.

Ankuesi ka bërë të ditur se derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, ai është ndaluar nga një veturë me dritë rrotative, ku prej asaj veture doli një person, i cili u prezantua rrejshëm si polic dhe ia kërkoi dokumentet.

Ai po ashtu ka raportuar se njëri nga dy të dyshuarit ishte duke mbajtur në dorë një kallashnikov.

/Gazeta Sinjali/