image Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Pejë

Siguri

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Pejë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është plagosur me armë zjarri në “Çarshinë e Gjatë”, në Pejë.

Nga Policia e rajonit të Pejës e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Ndërkaq, Policia ka arritur që të prangos të dyshuarin për këtë rast.

Sot, 11:10. 2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një plagosje me armë zjarri në Çarshinë e Gjatë në Pejë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/