image Arrestohet i dyshuari për plagosjen në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë

Siguri

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për plagosjen e një personi më 21 janar në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

I dyshuari është B.H 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë plagosje. /GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.