image Arrestohet i dyshuari për mbajtje të narkotikëve në shtëpi

Kosovë

Siguri/ Arrestohet i dyshuari për mbajtje të narkotikëve në shtëpi

news image

Është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 266 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në qytetin e Gjilanit, Policia e Kosovës në një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur edhe pako me foli për paketim substance.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./ Gazeta Sinjali/