image Arrestohet i dyshuari për dhunimin seksual të një vajze të mitur në Fushë Kosovë

Siguri

Arrestohet i dyshuari për dhunimin seksual të një vajze të mitur në Fushë Kosovë

news image

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se më 21 nëntor të këtij viti ka dhunuar seksualisht një vajzë, shkruan Gazet Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është e mitur dhe i takon komunitetit ashkali, ashtu si edhe i dyshuari, i cili është arrestuar dje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq e mitura është dërguar në strehimore.

“Fushë Kosovë, 21.11.2020-NN. Me datë 23.11.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte dhunuar viktimën femër kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.

Gazeta Sinjali mëson po ashtu se dhunimi ka ndodhur në “Lagjen 28” të Fushë Kosovës./Gazeta Sinjali/