image Arrestohet i dyshuari për dhunimin seksual të një vajze në Fushë-Kosovë

Siguri

Arrestohet i dyshuari për dhunimin seksual të një vajze në Fushë-Kosovë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Gazeta Sinjali merr vesh se i arrestuari dyshohet se gjatë këtij muaji ka dhunuar seksualisht një vajzë në Fushë-Kosovë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/