image Arrestohet i dyshuari kryesor për tentim vrasjen në Prishtinë

Kosovë

Ekskluzive/ Arrestohet i dyshuari kryesor për tentim vrasjen në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin kryesor në lidhje me tentim vrasjen e 22 gushtit në Prishtinë.

Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se bëhet fjalë për 21-vjeçarin Arlind Tullari nga fshati Tërrnavë e Podujevës. Ai është arrestuar sot gjatë një kontrolli të Policisë në dy lokacione, ku po merrte pjesë edhe Njësia për Reagim të Shpejtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Tullari më pas është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Për këtë tentim vrasje, Policia nuk ka arritur t’i arrestojë ende Arjont Tullarin (21 vjeç) dhe Veron Tullarin (18), të cilët nuk janë gjetur në shtëpi gjatë kontrollit të sotëm të Policisë. Ata janë ende në arrati, teksa dyshohen si pjesmarrës në kryerjen e kësaj vepre penale.

Policia ua ka lënë atyre nga një thirrje për t’u paraqitur në Polici.

Kontrolli i sotëm i Policisë është zhvilluar me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake. /Sinjali