image Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë në Kaçanik

Kosovë

Siguri/ Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë në Kaçanik

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në fshatin Semaj të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, rasti kishte ndodhur më 5 mars të këtij viti.

I arrestuari së bashku me dy të dyshuar të tjerë kishin sulmuar fizikisht një person i cili për shkak të plagëve të marra ishte trajtuar në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në mbajtje për këtë rast, më 6 mars, një ditë pas rastit, ishte dërguar edhe i dyshuari i parë, kurse i dyshuari i tretë është ende në arrati./Gazeta Sinjali/