image Arrestohet i arratisuri nga qendra e paraburgimit në Prizren

Kosovë

Siguri/ Arrestohet i arratisuri nga qendra e paraburgimit në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Pestovë të Prizrenit një person të dyshuar për ikje nga Qendra e Ndalimit në Stacionin Policor në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali mbështetur në burimet brenda Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Operacioni është zhvilluar dje nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Policisë pas një pune intensive hetimore të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren.

25 vjeçari SH.K. emër i njohur për redaksinë, dyshohet se më 30 gusht të këtij viti, ishte arratisur nga Qendra e Ndalimit pasi Gjykata Themelore në Prizren ia kishte vazhduar paraburgimin për një muaj.

Gazeta Sinjali është njoftuar se gjatë zhvillimit të aksionit policor, i dyshuari kishte bërë përpjekje t` i ikte policisë, por forcat e rendit kanë arritur që ta ndalojnë dhe ta prangosin të dyshuarin. Gjatë aksionit edhe familjarët e të riut kanë penguar policinë për kapjen e të dyshuarit. Lidhur me këtë rast do të inicohet procedura penale për pengim të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

I dyshuari është derguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Gazeta Sinjali/