image Arrestohet i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Siguri

Arrestohet i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.SH., është arrestuar pas letër-rreshtimit të lëshuar nga kjo e para.

I arrestuari është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Florent Gashi, Zyrtar i Lartë për Komunikim nga SHKK.  

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike,I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/