Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në rrugën “Shotë Galica” në Prizren, ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Atje një 31-vjeçar ka raportuar në Polici se një person ia ka thyer veturën e tipit “Golf 7” dhe ia ka vjedhur.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari që është shtetas i Shqipërisë, më pas është vërejtur në rrugën “Ekrem Rexha” nga njësitet policore dhe pas kontrollit atij i janë gjetur gjëra që dyshohet se janë vjedhur.
Gjatë intervistimit, i njëjti ka deklaruar se edhe tri vetura të tjera i ka thyer dhe vjedhur. Me të marrë këto informacione, Policia ka identifikuar lokacionet dhe i ka gjetur veturat e vjedhura.
Siç mëson Sinjali, për thyerjen e veturave i dyshuari ka përdorur mjete si kaçavidë e dorëza, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar.
Në lidhje më këtë rast, Policia po punon në identifikimin e viktimave tjera, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor.