image Kapet hajni i Pejës personi që e ndihmoi t'i shiste sendet e vjedhura

Kosovë

Policia/ Kapet hajni i Pejës personi që e ndihmoi t’i shiste sendet e vjedhura

news image

Policia e Pejës u ka rënë në gjurmë dhe i ka arrestuar dy të rinj që kishin kryer një vjedhje të rëndë në një lokal në rrugën “Mretëresha Teutë” në Pejë natën e 3 nëntorit.

Të arrestuarit janë A.G., 20 vjeç dhe B.B., 19 vjeç, shkruan.

20-vjeçari A.G. e ka pranuar veprën pernale. Ai shihet në incizimet e siguruara nga Gazeta Sinjali duke kryer vjedhjen. Ndërsa 19 vjeçari B.B., sipas Policisë e ka ndihmuar atë që t’i shesë sendet e vjedhura.

Sipas informacioneve të para të cilat i kishte siguruar Gazeta Sinjali, bëhej e ditur se hajni kishte vjedhur 7-8 ora të dorës, pako të shumta me cigare, dëgjuese, numra telefonikë dhe gjëra të tjera. Vlera e dëmit llogaritet të rreth 850 euro.

“Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive. Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen.
Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/