image Arrestohet grupi në Ferizaj prej 8 personave që merreshin me tregti të narkotikëve

Kosovë

Siguri/ Arrestohet grupi në Ferizaj prej 8 personave që merreshin me tregti të narkotikëve

news image

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar 8 persona të cilat dyshohet për shitjen e substancave narkotike. Tek të arrestuarit përveç substancave narkotike janë gjetur edhe dy thika.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë bërë me dije se grupi është arrestuar ndarazi dhe është dërguar në mbajtje.

Më tutje bëhet e ditur se të arrestuarit i takojnë mes moshës 27-vjeçe deri në moshën 19-vjeçe.

Gazeta Sinjali merr vesh se të arrestuar janë personat me iniciale: V.R., K.G., Q.T., P.K., R.M.,B.G.,V.S., si dhe E.A./Gazeta Sinjali/