Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se mbrëmë, në orët e para të mëngjesit një grua e cila ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
“Me vendim të prokurorit, e dyshuar është ndaluar deri në këndellje dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/