image Arrestohet gjilanasi, rrahu gruan dhe djalin

Kosovë

Arrestohet gjilanasi, rrahu gruan dhe djalin

news image

Dje në Gjilan policia ka arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij, këta dy të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij. Si pasojë e sulmit viktima-djali i të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/