image Arrestohet gjakovari, qeni i tij sulmoi një vajzë në rrugë

Siguri

Arrestohet gjakovari, qeni i tij sulmoi një vajzë në rrugë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që qeni i tij ka sulmuar një vajzë në rrugë për derisa po e shëtiste.

Qeni i cili ishte nën përkujdesje të pronarit, ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima më pas është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/