Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që qeni i tij ka sulmuar një vajzë në rrugë për derisa po e shëtiste.
Qeni i cili ishte nën përkujdesje të pronarit, ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima më pas është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/