image Arrestohet gjakovari, policia e zë duke punuar në bastore

Siguri

Arrestohet gjakovari, policia e zë duke punuar në bastore

news image

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti është zënë nga Policia e Kosovës duke punuar në bastore.

Policia ka konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, katër televizorë, një fletore, 31 tiketa të basteve dhe rreth 57 euro para të gatshme.

Pas hetimit të rastit, dhe intervistimit të të dyshuarit, prokurori ka marrë vendim që rasti të lirohet në procedurë të rregullt.

Në Kosovë, tash e një vit, bastoret sportive nuk janë më legale, lokalet e basteve janë mbyllur, pasi një projektligj i tillë është votuar në Kuvend./ Gazeta Sinjali/