image Arrestohet gjakovari pasi nuk iu bind urdhrave të Policisë, e goditi një polic me veturë

Siguri

Arrestohet gjakovari pasi nuk iu bind urdhrave të Policisë, e goditi një polic me veturë

news image

Sot në mesditë, në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë, gjatë rregullimit të komunikacionit, Policia ka hasur në një person, i cili nuk i është bindur urdhrave të Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 28-vjeçari ka refuzuar që të lëvizë mbrapa me automjet, ashtu siç i është thënë nga zyrtarët policorë.

Në vend të kësaj, ai ka vozitur përpara dhe me automjet e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar ai dhe viktimat.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

/GazetaSinjali/