image Arrestohet gjakovari, kërcënoi me pushkë një person

Kosovë

Policia/ Arrestohet gjakovari, kërcënoi me pushkë një person

news image

Dy persona janë shoqëruar për në stacionin policor në Gjakovë, pasi njëri prej tyre kishte kërcënuar tjetrin me pushkë gjysmëautomatike.

Gjatë ditës së djeshme policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar pushkën, një pistoletë me dy fishek dhe pesë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, personi i cili kërcënoi viktimën është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/