image Arrestohet gjakovari, dyshohet se para dy ditësh e dhunoi seksualisht një vajzë të mitur

Siguri

Arrestohet gjakovari, dyshohet se para dy ditësh e dhunoi seksualisht një vajzë të mitur

news image

Një person në Gjakovë është arrestuar dje nga Policia, pasi dyshohet se mesditën e së mërkurës e kishte dhunuar seksualisht një vajzë të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë 22.07.2020-15:40. Lidhur me rastin me datën 23.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte dhunuar  viktimën e miturën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në anën tjetër, e mitura është dërguar në IML për ekzaminim dhe rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali