Këtë të shtunë janë arrestuar 4 nga 6 personat e shpallur në kërkim si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Fillimisht policia britanike kapi Edmond Haxhian, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Ndërsa tashmë konfirmohet dhe arrestimi i Harriet Bridgeman. Roli i saj në grup ishte ai i vëzhgueses. Në pamjet e kamerave të sigurisë është vënë re vajza e cila ka qëndruar në hotelin në Shëngjin.
Ndërkaq, Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.
Të vetmit që nuk janë vënë ende në pranga janë Harry Simson, shtetas britanik dhe portugezi i cili dyshohet se ka ekzekutuar planin e vrasjes, Ruben Saraiva.