image Arrestohet 'Donzi' nga Gjilani që ngacmonte vajzat e mitura në Tik Tok

Siguri

Arrestohet ‘Donzi’ nga Gjilani që ngacmonte vajzat e mitura në Tik Tok

news image

Policia rajonale në Gjilan ka arrestuar Erdon Muratin, i njohur në Tik Tok si ‘Donzi’, i cili përmes rrjeteve sociale, ka biseduar me vajza të mitura me të cilat ka përdorur fjalor që i ka nxitur seksualisht, raporton Sinjali.

Arrestimi i tij erdhi pasi mediat raportuan për fjalorin e tij në videot që publikohen në Tik Tok, e për të cilat pati reagime të ashpra.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas prangosjes, ndaj të dyshuarit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së.

/GazetaSinjali/