Është arrestuar pedagogu, botuesi dhe analisti i njohur shqiptar, Henri Çili.
Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës për ndikim të paligjshëm për lirimin e dy të dënuarve të bandës së Lazaratit.
Bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 11 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar.
Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu disa persona.