image Arrestohet babai në Kaçanik, e bëri për spital vajzën e tij 14-vjeçare

Siguri

Arrestohet babai në Kaçanik, e bëri për spital vajzën e tij 14-vjeçare

news image

Policia në Ferizaj ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Begracë të Kaçanikut, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

I dyshuari me inicialet A.L., është recidivist i dhunës në familje, pasi më 11 dhjetor kishte ushtruar dhunë ndaj të bijës 14-vjeçare.

I dyshuari 34-vjeçar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.L (M/K) 34 vjeçar- recidivist i dhunës në familje,  i cili me datën 11.12.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësorë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kacanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore“, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/