Atleti i njohur Iranian, Alireza Japalaghy është arrestuar nga autoritet e Iranit.
Kjo pasi ai kishte publikuar një fotografi duke u puthur me një vajzë mbi një çati, transmeton Gazeta Sinjali.
Autoritet në Iran e kanë quajtur sjelljen e atletit si jokonvencionale dhe në kundërshtim me zakonet.
“Lëvizjet e tyre jokonvencionale, të cilat ishin në kundërshtim me zakonin dhe ligjin e Sheriatit, çuan në arrestimin e tyre. Ky individ është arrestuar nga policia kibernetike e Teheranit, – citohet shefi policisë së kryeqytetit, Hossein Rahimi, nga agjensia ISNA.
Policia janë në kërkim edhe të vajzës në foto./Gazeta Sinjali/