image Arrestohet ambasadori i Britanisë në Iran

Botë

Botë/ Arrestohet ambasadori i Britanisë në Iran

news image

Ëshë arrestuar ambasadori i Britanisë në Teheran, Robert Macaire, derisa ishte duke protestuar para një universiteti.

Robert Macaire u mbajt i arrestuar më shumë se një orë. njpfton agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”.

Kjo agjenci raporton se ambasadori britanik u arrestua nën dyshimin e organizimit, provokimit dhe drejtimit të veprimeve radikale.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se arrestimi i ambasadorit, siç thotë ai, pa arsye ose shpjegime, është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.

Qeveria iraniane është në një moment kryqëzimi. Ajo mund të vazhdojë marshimin e saj drejt statusit të pariahut me të gjitha izolimet politike dhe ekonomike që sjell, ose të ndërmarrë hapa për të dekurajuar tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara, raportojnë mediat atje.

Ambasadori britanik në Teheran është arrestuar për organizimin e lëvizjeve dhe protestave të dyshimta përpara Universitetit Amir Kabir, por u lirua pas disa orësh dhe raportohet se ai do të ftohet nga Ministria e Jashtme nesër [e Diel] në mëngjes.

Në Iran po mbahen protesta antiqeveritare këtë të shtune kundër autoriteteve më të larta të vendit, pasi autoritetet iraniane pranuan se kanë qëlluar një avion pasagjerësh, duke vrarë 176 persona./Gazeta Sinjali/