image Arrestohet aktivisti i LVV-së, njëherë thotë se policët u sollën mirë, pastaj thotë se e rrahën fort

Siguri

Arrestohet aktivisti i LVV-së, njëherë thotë se policët u sollën mirë, pastaj thotë se e rrahën fort

news image

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci ka thënë se mbrëmë është arrestuar nga Policia, pasi sipas tij ka shprehur mllefin duke bërtitur afër qeverisë “Poshtë Serbia dhe Lista Srpska”.

Fillimisht, ai ka thënë se policët ishin sjellur mirë me të, përveç njërit që sipas tij ia ka dhënë një shuplakë. Ndërsa pak minuta më pas, ai e ka ndërruar deklaratën, duke publikuar disa fotografi nga lëndimet e marra në trup, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot duke shkuar në shtëpi kalova kah ndërtesa e qeverisë. Prej mllefit bërtita poshtë Serbia dhe Lista Srpska.. Më arrestuan dhe më dërguan në stacionin qendra në Prishtinë ku më dhanë këtë dokument. Policët u sollën shumë mirë me mua, përpos njërit që më dha një shuplakë.. Po nejse, e kaluar”, shkroi fillimisht ai.

Pas disa minutash, ai publikoi 5 fotografi, ku tregonte lëndimet që pretendon se i ka marrë nga policër.

“Duke më arrestu në të nxehtë të trupit s’i kom ndi. Këto janë pasojat e sjelljes policore.. Poshtë Serbia dhe Lista Srpska”, ka shkruar ai mbi fotografitë.

Nga Policia thonë se për pretendimet për tejkalim kompetencash, pala duhet t’u drejtohet institucioneve kompetente.

“B.M., është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër ku pala pretendon se ka pas tejkalim kompetencash nga zyrtarët, e ftojmë palën që të adresojë ankesën e tij në institucionet kompetente”, thotë Policia. /Gazeta Sinjali/